LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani, përqindja e punonjësve me kohë të pjesshme është rritur në nivele si kurrë më parë

Në Gjermani, përqindja e punonjësve me kohë të pjesshme është rritur në nivele si kurrë më parë

Më shumë punonjës se kurrë më parë punojnë me kohë të pjesshme në Gjermani.

Sipas një përllogaritjeje nga Instituti për Tregun e Punës dhe Kërkimin Profesional (IAB) në Nuremberg, norma për punë me kohë të pjesshme u rrit me 0,3 për qind në 39,2 për qind në tremujorin e tretë të 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.


“Shkalla me kohë të pjesshme nuk ka qenë kurrë aq e lartë sa është sot”, ka shpjeguar eksperti i IAB, Enzo Weber, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi.

Gjermani, këto janë ndryshimet në ligjin e migracionit
Lexo po ashtu Gjermani, këto janë ndryshimet në ligjin e migracionit

Dhe kjo vlerësohet se ka ardhur për shkak të rritjes së punësimit në sektorë me një përqindje të lartë të punës me kohë të pjesshme.

Por bie në sy edhe fakti se gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i të punësuarve me “një punë të dytë”.

Sipas IAB, të tillë kishte 4.47 milionë njerëz në tremujorin e tretë të 2023, 2.9 për qind më shumë se një vit më parë.

Kështu, IAB tha se një në dhjetë punonjës tani ka “një punë të dytë”. /Telegrafi/