LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y me pakon e re të baterive BYD

Në Gjermani fillon prodhimi i Tesla Model Y me pakon e re të baterive BYD

Revista lokale gjermane Teslamag ka raportuar se fabrika Giga Berlin filloi prodhimin e Tesla Model Y të pajisur me paketën e baterive LFP të prodhuar nga BYD.

Raporti thotë se bateria është instaluar në modelin e ri bazë të Model Y RWD.


Tesla ka lansuar në heshtje Model Y të nivelit fillestar në tregje të ndryshme, por këto automjete kanë shumë pak të përbashkëta.

Modeli Y i nivelit fillestar në SHBA tani quhet thjesht Model Y dhe ka vetëm një motor elektrik që fuqizon rrotat e pasme, ka një vlerësim EPA prej afro 450 kilometrave (279 miljesh) dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh (0 deri në 60mPh) e arrin në 5.0 sekonda, dhe çmimi i saj fillon nga 49,990 dollarë.

Një Model Y i nivelit fillestar në Kanada nga ana tjetër fillon me një çmim ekuivalent prej 43,800 dollarësh dhe ka një distancë prej gati 400 kilometrave (245 miljeve) – kjo për shkak se vjen me një paketë baterie LFP.

Dhe nuk është as një model krejtësisht i ri, ai ka qenë në dispozicion në tregun evropian si Model Y SR+ RWD, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Dallimi midis këtyre veturave dhe asaj të raportuar nga Teslamag është se deri më tani paketat e baterive LFP vinin nga CATL dhe kishin një kapacitet 60kWh.

Vetura për të cilën është raportuar ka një bateri BYD dhe pas pak përpjekjesh, u gjet një miratim nga Bashkimi Evropian për Tesla Model Y me një bateri strukturore LFP me një kapacitet prej 55kWh.

Nëse ky raport rezulton i saktë, do të thotë se Modeli Y i pajisur me CATL nga Shangai nuk do të importohet më në Evropë. Kjo sigurisht do të mbështetet në rritjen e prodhimit nga Giga Berlin, por ekipi në fabrikë ka vendosur rekorde të reja prodhimi pothuajse çdo muaj. /Telegrafi/