LAJMI I FUNDIT:

Në gjendje të rënduar emocionale – Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale – Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur një bisedë të ashpër në ditën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania 4.

Në bisedë e sipër, Gjesti i thotë se ka qenë me psikologë për shkak të gjendjes së rënduar.

“Mbrëmë kam folur me psikologë në gjendje më të rëndë s’kam qenë kurrë”, iu drejtua banores.


Foto: Screenshot/TikTok

Ajo ia ktheu në të njëjtën mënyrë, duke thënë se ka folur për rreth një orë me ta.

Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të
Lexo po ashtu Gjesti flet për Sara Kolamin: Nuk kam mundur asnjëherë të zihesha me të

“Edhe unë kam qenë në psikologë dje, nuk ka qenë prej meje. Ke qenë prej Valbonës”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

Duket se marrëdhënia e tyre tashmë është ftohur që në momentin që Gjesti zgjodhi Rizartën për të fjetur, si një sfidë nga Vëllai i Madh.

Eglit duket t’i ketë ngelur hatri dhe për këtë ka vendosur që të distancohet nga këngëtari pejan. /Telegrafi/