LAJMI I FUNDIT:

Më në fund, TVR Griffith me motor V8 dhe EV vjen në vitin 2024

Më në fund, TVR Griffith me motor V8 dhe EV vjen në vitin 2024

Para 5 viteve, në dimrin e vitit 2017, firma britanike e veturave sportiv TVR bëri publike qëllimet e saj për ri-lansimin e veturës sportive Griffith me motor V8.

Mund të thuhet lirisht se gjërat nuk shkuan ashtu siç u planifikua nga TVR, dhe ende jemi në pritje të fillimit të prodhimit të linjës Griffith. Nuk ka asnjë linjë momentale të prodhimit në fabrikën e TVR.

Megjithatë TVR tani deklaroi se Griffith “ende është i gjallë”, dhe se vetura mund të lansohet në vitin 2024. Kompania TVR gjithashtu pretendon se do të ketë një version elektrik të Griffith dhe gjithashtu edhe një TVR SUV elektrik, raporton carthrottle.com, transmeton Telegrafi.


Shtyrjet e reja nga Griffith janë shkaktuar nga disa probleme të ndryshme, duke përfshirë virusin Korona dhe një sërë çështjes në fabrikën me bazë në pjesën jugore të Uellsit.

Megjithatë, një fabrikë e re thuhet se mund të filloi të ndërtohet pasi që firma britanike e veturave sportive e pagoi borxhin e saj ndaj qeverisë uesllsiane.

Posa të zgjidhet ky problem, mund që përfundimisht të filloj prodhimi i Griffith.

Së fundmi, firma ka bërë publike planet e saja se dëshirojnë që të fokusohen në ndërtimin e veturave elektrike, në mënyrë që të tërheqin një numër më të madh të klientëve.

Një version elektrik i Griffith është në diskutim, kjo në ndihmë me një partneritet me një kompani të minierave të litiumit. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Sa kohë qëndrojnë droga dhe alkooli në trupin e shoferit?

Sa kohë qëndrojnë droga dhe alkooli në trupin e shoferit?

Auto
Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Auto
Citroen me të vërtetë e shet këtë lloj Jumper - a e dini pse janë të lidhura dy kabinat?!

Citroen me të vërtetë e shet këtë lloj Jumper - a e dini pse janë të lidhura dy kabinat?!

Auto
Në Madrid shitet një Renault Clio i vitit 1990 - befason çmimi

Në Madrid shitet një Renault Clio i vitit 1990 - befason çmimi

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
Kalo në kategori