LAJMI I FUNDIT:

Në FSK filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut

Në FSK filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut

Në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, sipas planit vjetor të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak dhe në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë të MFSK-së, në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së.

Interesimi i pjesëtarëve të MFSK-së dhe stafit civil të Ministrisë, për dhurimin vullnetar të gjakut, që në ditën e parë ishte i madh, thuhet në njoftim.

“Kjo po dëshmon se FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe dhurimit vullnetar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta por edhe në rast të kërkesave individuale të qytetarëve”.


Majori Liman Salihu nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak tha “Në MFSK-në dhe FSK, tashmë është bërë traditë dhurimi vullnetar i gjakut, i cili  këtë vit  është ndarë në dy faza: faza e parë është realizuar nga data 16.01.2017 deri më 31.01.2017 dhe faza e dytë filloi sot, më datë 07.08.2017 dhe do të vazhdojë në KFT dhe njësitet e tjera të saj deri më 30.08.2017”.

Ndërsa, Fadil Rrahmani, menaxheri i Marketingut në Qendrën  Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut tha “FSK-ja është donatori më i madh i dhurimit të gjakut për Qendrën tonë, dhe ne me kënaqësi të veçantë vijmë këtu, duke e ditur se ky aksion gjithmonë është shumë i suksesshëm për ne”.

Aksionin  për dhurimin e gjakut edhe këtë vit po e kryejnë mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në bashkëpunim me mjekët e Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, ku sipas kalendarit do t’i vizitojnë të gjitha kazermat e FSK-së, dhe deri në fund të muajit gusht pritet të përfundoi edhe faza e  dytë e këtij aksioni.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori