LAJMI I FUNDIT:

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës të premten vihet gurë themeli i xhamisë

Në fshatin Shupkovc të Mitrovicës të premten vihet gurë themeli i xhamisë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim drejtuesit e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, imamin Irfan Krasniqi, dhe sekretarin Izet Feka, me të cilët ka biseduar lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë në fshatin Shupkovc.

Në një njoftim nga Komuna e Mitrovicës, drejtuesit e BI-së gjatë këtij takimi njoftuan kryetarin Bahtiri lidhur me projektin për ndërtimin e xhamisë, donacion ky i mbështetur nga organizata humanitare “Qatar Charity”.


Siç thuhet në njoftim, Bahtiri ofroj mbështetjen e tij të plotë për ndërtimin e kësaj xhamie, pasi që edhe komuna i ka ofruar me kohë të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me kornizën ligjore dhe lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie.

“Po ashtu kryetari Bahtiri njofton të gjithë qytetarët se vënia e gurë themelit të kësaj xhamie do të bëhet të premten dhe u bën thirrje qytetarëve të përkrahin këtë iniciativë të ndërmarrë nga Bashkësia Islame në Mitrovicë, pasi që xhamia është shtëpi e Zotit dhe si të tillë duhet ta pranojmë të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori