Në fotografi, momentet për t’u mbajtur mend në futboll

10. Domenico Berardi i Sassuolos i shënoi të katër golat e skuadrës së tij në fitoren prej 4-3 kundër Milanit. Ishte hera e parë pas 80 vitesh që një futbollist i ri (ai ishte 20 vjeç) shënonte katër gola në një ndeshje të Serie A. Ky rezultat pasoi edhe me largimin e Massimilano Allegrit nga posti i trajnerit.
9. Liverpooli ishte në avantazh prej 3-0 kundër Crystal Palace, mirëpo kundërshtari arriti ta barazojë rezultatin dhe ndeshja përfundoi 3-3. Ky ishte momenti që i dha fund garës së Redsave për titullin e Ligës Premier në edicionin e kaluar.
8. Kur Manchester Unitedi pësoi në League Cup me rezultat 4-0 nga klubi i panjohur MK Dons, Louis van Gaal e kuptoi se çfarë pune të vështirë kishte pranuar.
7. Ishujt Faroe befasuan Greqinë duke e mposhtur me rezultat 1-0. Kjo ishte fitorja e parë e kësaj përfaqësueseje pas tre vitesh e që i kushtoi me punë Claudio Ranierit.
6. Atletico Madridi u shpall kampion i Spanjës. Askush nuk priste që ekipi i Diego Simeones të tregohej më i fortë se Real Madridi dhe Barcelona. Los Rojiblancos barazuan ndaj Blaugranëve në ndeshjen e fundit sezonale për ta fituar La Ligan.
5. Policët i rrahën lojtarët dhe tifozët. Bregu i Fildishtë dhe Kameruni zhvilluan një ndeshje pa gola për të siguruar kualifikimin në Kupën e Kombeve të Afrikës, mirëpo loja nuk u pëlqeu tifozëve dhe ndodhën incidentet, me ç’rast Gervinho ishte një nga futbollistët që e pësoi.
4. Babai i Neymarit përfitoi 40 milionë euro nga shitja e djalit të tij te Barcelona. Presidenti i katalunasve, Sandro Rosell, u detyrua të jepte dorëheqje pas hetimeve rreth transferimit të brazilianit. Shumë shpejt u mor vesh çmimi i vërtetë i blerjes, ndërsa pjesa më e madhe e parave kishte shkuar te babai i futbollistit, njëherësh agjenti i tij. Kjo është shuma më e madhe që ka përfituar një agjent në histori të futbollit.
3. Luis Suarez për të tretën herë në karrierë kafshoi një futbollit. Viktima e tij ishte mbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, i cili pësoi në Kampionatin Botëror. Kjo i kushtoi uruguaianit me katër muaj suspendim dhe me detyrim që të kërkonte ndihmë psikologjike. Megjithatë, kjo nuk e pengoi Barcelonën që ta blinte nga Liverpooli.
2. Para se të fillonte dhe pasi filloi Kampionati Botëror 2014, mediat sportive nuk ndaleshin duke raportuar se Brazili ishte favorit për ta fituar Kupën. Mirëpo, duke shkuar tutje, në gjysmëfinale, Selecaos i doli përpara Gjermania. Die Mannschaft nuk patën kurrfarë mëshire, por thjesht i vunë këmbët mbi brazilianët duke i mposhtur 7-1.
1. U desh të kalonin nëntë vite që Arsenali ta fitonte trofeun e parë. Ishte kjo Kupa FA. Topçinjtë mposhtën Hull Cityn në finale dhe u dhanë shpresa të rrejshme tifozëve të tyre, pasi shumë lehtë mund të kalojnë disa vite të tjera, derisa Arsenali t’u kthehet trofeve.
/Telegrafi/





























































