Më habiste Gustave Le Bon kur një shekull më parë theksonte një ide shumë të çuditshme për mua. Ai theksonte te “Psikologjia e turmave” që kur një popull bën një revolucion, për të cilin nuk është i përgatitur sepse elitat e tij janë për faqe të zezë, atëherë ndodh katrahurë: Revolucioni pas pak kohe kthehet në një ndryshim fjalësh, kurse situata vazhdon si më parë, ose rikthehet te pika ku u nis. Revolucioni bëhet një ndryshim fjalësh, me të cilin shprehet i njëjti realitet!
Kam përshtypjen se duke analizuar fjalorin politik të kohëve të tanishme në media dhe në gojët e politikanëve dhe disa pushtetarëve rezulton se edhe fjalët, që përdoreshin një ose dy dekada më parë dhe që mbanin pak erë demokraci, janë zhdukur. Të përmendësh ato sot është mëse qesharake, duken qesharake në sytë e njerëzve.
Imagjinoni sot të përdoren fjalë që nuk kanë asnjë kuptim pas tridhjetë vitesh:
Gjoja demokraci;
Votim i lirë;
Shanse të barabarta për qytetarët;
Qytetar i mirinformuar dhe i formuar;
Mirëqenie;
Konkurrim idesh;
Media të lira dhe të pavarura;
Zhvillim teknologjik;
Kulturë kombëtare;
Demokraci lokale;
Hapje kulturore me Perëndimin;
Treg i lirë…
Të gjitha këto fjalë janë kthyer në forma bosh, pa përmbajtje. Ato që tridhjetë vite më
parë konsideroheshin nga brezi i kohës si ëndrra.
Tani nuk flitet fare për qytetarë, por vendin e kanë zënë pjesëtarët në mitingje, ulur në karrige plastmasi.
Gazetarit të pavarur i thërrasin kadri;
Opozita është një tufë qorrash;
Profesorët janë bandë kopjacësh, që meritojnë veting;
Bujqit, që kanë rendimente qesharake në prodhime, quhen fermerë;
Burri dhe gruaja që rrinë pas banakut të ndonjë kioske quhen biznesmenë familjarë;
Ca vende urbane, që ngjajnë si kampe përqendrimi për autovetura, quhen parkingje;
Librat që shiten nëpër sheshe gjithë pluhur dhe me kopertina tejet të lodhura quhen kulturë;
Një megafon që transmeton gjithë ditën këngë të viteve ’70 quhet media publike…
Gjithë ditën dëgjon këngën “Margjelo”!
Ata që braktisin atdheun, duke ikur nga sytë këmbët, quhen emigrantë ekonomikë të integruar në tregun e lirë;
Njeriu, që bosi e vendos në një listë që ua paraqet votuesve të rrallë dhe që ngre e ul dorën sipas uljes dhe ngritjes së syve të shefit, quhet deputet;
Ngritja e kullave bina quhet rritje ekonomike;
Dhënia e pasurive kombëtare badihava privatëve quhet partneritet;
Letra pa asnjë vlerë në tregun e punës quhen diploma…
Ne kemi shkuar në fis!
Vendimmarrja në kohën e diktaturës varej nga nja njëzet a tridhjetë veta. Nga sa veta varet sot?
Këmbë artisti i huaj nuk shkelte dot në Shqipëri në diktaturë? Sa artistë në vit vijnë nga jashtë në skenat tona sot?
Bëheshin ndo ca dhjetëra filma me metrazh të gjatë shqiptarë. Sa filma shqiptarë, drama etj. prodhohen sot me markën shqiptare?
Në diktaturë punohej kot, në jo pak raste, por edhe bëheshin vepra të mëdha. Sot rrihet kot.
Diktatura të përgjonte dhe të mbyllte gojën, duke të kërcënuar me shkop, internim, vrasje. Sot administrata ka mbyllur veshët dhe nuk dëgjon.
Nuk kishte në diktaturë media të lira dhe pluralitet mediash apo diversifikim opinionesh në media. Çfarë qëndrimi mban pushteti ndaj mediave sot?
Nuk jemi kthyer në fis?
Ku është tregu i lirë sot? Po njësoj si në kohët e vjetra, ku pushteti e kontrollonte ekonominë.
Në fis!
Kthyer atje ku ishim! Fjalët ndryshojnë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës