LAJMI I FUNDIT:

Në emisionin “Radar” mblidhen 100 mijë euro për Murrlanin

Në emisionin “Radar” mblidhen 100 mijë euro për Murrlanin

100 mijë euro janë grumbulluar për 17 vjeçarin, Murrlan Asllani, i cili është i palëvizshëm si pasojë e një aksidenti. Kjo është bërë falë dëgjuesve human të emisionit “Radar” në RTV Dukagjini. Murrlanit i nevojiten vetëm edhe 20 mijë euro.

Ai është 17 vjeçar, nga qyteti i Prizrenit. Si një i ri, edhe ai kishte dëshirat dhe ëndrrat e tij. Sporti i notit, ishte më shumë se hobi për të. E pikërisht ky sport e la të palëvizshëm atë.


Është ky Murrlan Asllani, i cili në qershor të vitit të kaluar, ai pësoi një aksident duke lënduar kurrizin dhe duke mbetur i palëvizshëm.

Pas intervenimit urgjent i cili nuk mund të realizohej në Kosovë, Murrlanit iu dha një shans i dytë për jetë nga mjekët në Shqipëri. Mirëpo, pa sukses.

E më vonë, u kuptua që shërimi i 17 vjeçarit, mund të bëhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por, me një kosto të shtrenjtë, 120 mijë dollarë.

Mrekullitë ekzistojnë! Pa u bërë ende dhjetë ditë, që nga koha kur është kërkuar kjo ndihmë, emisioni “Radar” me Edita Dolin ka arritur të grumbullojë 100 mijë euro, nga dëgjuesit e saj.

Ky operim, është shpresë, jo vetëm për Murrlanin por edhe për gjithë familjen e tij, që djali i tyre të qëndrojë sërish në këmbë.

Ata të cilët kanë mundësi ekonomike që të ndihmojnë familjen e Murrlanit edhe për 20 mijë euro, mund të ndihmojnë përmes xhirollogarisë bankare të nënës së tij: Gjylsyn Asllani: 1502001000010033, IBAN: XK05, SWIFT CODE: RBKOXKPR.