LAJMI I FUNDIT:

Në dy ahengje familjare në Suharekë u përdorën armë zjarri, reagon policia

Në dy ahengje familjare në Suharekë u përdorën armë zjarri, reagon policia

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka arritur të sekuestrojë dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nga persona të dyshuar, gjatë një ahengu familjar.

Në një njoftim për media thuhet se personat në fjalë kanë kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Sipas njoftimit, në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan, pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri.


“Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur. Në rastin e dytë ndër të tjera në njoftim, policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes siç thuhet në njoftim, kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta.

“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Ndryshe, Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, përveç shkaktimit të rrezikut, përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj policia kërkon që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori