Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupa në pesë ditët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i infektuar me Kovid-19, ndërsa numri i të hospitalizuarve në repartin e sëmundjeve infektive po zvogëlohet.
“Nga e hëna e kaluar deri më sot ka vetëm dy raste të reja të virusit të rrezikshëm, ndërsa në pesë ditët e fundit nuk ka asnjë rast. Në të njëjtën kohë, 38 persona e fituan betejën me virusin e rrezikshëm, duke e çuar numrin e njerëzve aktivë në 45 për momentin, gjë që tregon faktin se situata ngadalë po qetësohet”, konfirmojnë autoritetet.
Drejtori i Spitalit të përgjithshëm me kompetencë të përgjithshme në Dibër, Baki Alili deklaroi për MIA-n se numri i personave të infektuar po zvogëlohet.
Në Repartin e sëmundjeve Infektive në spitalin tonë, momentalisht janë të shtruar katër pacientë, të gjithë me mbështetje të oksigjenit, por në gjendje të qëndrueshme. Nëntë persona mjekohen me mjekim ambulatorë, të cilët pas terapisë së marrë pushojnë pak dhe largohen për në shtëpitë e tyre. Pjesa tjetër e pacientëve kanë një formë të lehtë të sëmundjes dhe trajtohen në shtëpi”, tha Alili.
Reparti i sëmundjeve infektive disponon me 20 shtretër, ndërsa janë të angazhuar tetë mjekë dhe po aq infermierë dhe ofron kujdes shëndetësor 24-orë për pacientët.
Nga fundi i shkurtit të vitit të kaluar, kur u regjistruan dy rastet e para, dhe pastaj kjo zonë u bë vatra e parë e sëmundjes, deri më tani virusi i rrezikshëm është diagnostikuar tek 777 persona, nga të cilët 45 janë aktivë me sëmundjen, ndërsa dyzet kanë vdekur.
Në qarkun e spitalit, tashmë ështe vendosur spitali modular, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 240 metra katrorë,i cili do të punojë si një qendër triazhi me një laborator të përshtatshëm dhe ambiente të tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend