Në dhjetë vitet e fundit mbi 70 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi në ndonjë vend të Evropës

Në dhjetë vitet e fundit gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në ndonjë prej vendeve të Evropës. Të dhënat e Eurostat tregojnë se destinacionet e preferuara të qytetarëve të Maqedonisë janë Italia, Zvicra dhe Gjermania.
Vetëm në vitin 2018 vendet e BE-së kanë dhënë gjithsej 672.270 shtetësi për qytetarë të vendeve të tjera. Më së shumti të banorëve nga Maroku – 67.156, më pas nga Shqipëria – 47.441 dhe Turqia – 28.386, tregojnë të dhënat e Eurostat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Maqedonia e Veriut në vitin 2018 gjithsej 7.627 qytetarë kanë marrë shtetësi në ndonjë prej shteteve të Evropës. Pjesa më e madhe e tyre në Itali – 4.387, më pas në Zvicër – 1.606 dhe Gjermani – 945.
Kjo është ulje për 450 në krahasim me vitin paraprak 2017, kur 8.077 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së.
Në dhjetë vitet e fundit gjithsej 29.428 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi italiane. Gjithsej 14.000 këtë e kanë bërë në tre vitet e fundit, nga të cilët 6.771 rekorde në vitin 2016.
Pas Italisë, vendi i preferuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është Zvicra dhe Gjermania ku në 10 vitet e fundit janë zhvendosur nga 15.935 dhe 9.333 qytetarë.
Në statistikën e Eurostat theksohen edhe të dhënat se në vitin 2008 numër më të madh të shtetësive, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë në Bullgari – 3.637, pas çka përnjëherë ulet numri statistikor dhe lëviz prej 400 deri në 200 qytetarë.
Nga rajoni më së shumti shtetas në vitin 2018 ka humbur Shqipëria – 47.441 banorë – pjesa më e madhe e tyre 51 për qind kanë marrë shtetësi në Greqi, ndërsa 46 për qind në Itali.
Gjithsej 8.693 banorë të Serbisë në vitin 2018 kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së – më së shumti 28.5 për qind në Gjermani, 23.5 në Itali dhe 14.6 në Suedi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës