LAJMI I FUNDIT:

Në dedikim për Kim Kardashianin, Pete Davidson realizon në trup tatuazhin “E dashura ime është avokate”

Në dedikim për Kim Kardashianin, Pete Davidson realizon në trup tatuazhin “E dashura ime është avokate”

Kim Kardashian ka zbuluar tatuazhin e të dashurit të saj, Pete Davidson, i cili ka shkruar në tatuazhin e tij: “E dashura ime është një avokate”.

41-vjeçarja publikoi një fotografi të tatuazhit, të realizuar pranë klavikulës së tij, në InstaStory të shtunën në mëngjes, shkruan DailyMail.

Kim më parë zbuloi se Pete e kishte bërë tatuazhin gjatë një paraqitjeje në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ku ajo gjithashtu njoftoi se ai kishte realizuar tatuazh emrin e saj në gjoks.


Fansat fillimisht vunë re shënjimin në gjoksin e Petet në një ‘selfie’ të publikuar nga vet ai, gjatë një debati të tensionuar me ish-burrin e Kimit, Kanye Westin.

Kim Kardashian shfaqet atraktive e veshur e tëra në rozë - thekson linjat trupore në imazhet e reja nga Miami
Lexo po ashtu Kim Kardashian shfaqet atraktive e veshur e tëra në rozë - thekson linjat trupore në imazhet e reja nga Miami

Kanye, i cili ka qenë në një debat të ashpër me Peten, kishte marrë një mesazh nga ky i fundit, i cili i kishte shkruar: “Jam në shtrat me gruan tënde”.

Krahas mesazhit, Pete kishte dërguar edhe një fotografi të tijën nga shtrati, ku qartazi vërehej tatuazhi i tij i ri, dedikuar Kimit.

Kim insistoi se gjesti ishte ‘i lezetshëm’, për të habitur dukshëm audiencën e emisionit “The Ellen DeGeneres Show”, dhe zbuloi se ai ka bërë tashmë tri tatuazhe si dedikim për të.

Në atë moment ajo zbuloi se një pjesë e artit të trupit të tij, përfshinte një tatuazh, ku shkruhet: “Vajza ime [i referohet të dashurës] është një avokate”.

Kim aktualisht po studion për t’u bërë juriste dhe në dhjetor zbuloi se më në fund kaloi provimin e jurisprudencës në përpjekjen e saj të katërt.

Nëse ajo bëhet avokate, ajo do të ndjekë hapat e babait të saj të ndjerë Robert Kardashian, i cili ka qenë një avokat i famshëm.

Pete në të kaluarën ka pasur edhe tatuazhe në dedikim të ish-të dashurave të tij të mëparshme si: Ariana Grande dhe Cazzie David.

Kim nuk ka bërë kurrë një tatuazh dhe pretendohet se i ka thënë motrës së saj Khloe se ajo kurrë nuk do ta bëjë atë, pasi beson se të realizosh një tatuazh në trupin e saj, është sikur t’i vendosësh një tiketë një veture ‘Bentley’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Befasoi me numrin e madh të votave, Sala Jashari dikur ishte këngëtare dhe ka pasur një duet të famshëm me Rovena Stefën

Magazina
Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Adriana Matoshi merr mbi 13 mijë vota në zgjedhjet parlamentare 2025, gara mbetet e hapur për ulësen e deputetes

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Kalo në kategori