LAJMI I FUNDIT:

Koloneli në pension i FSK-së tregon se për çfarë qëllime ushtarake mund të shërbejë Aeroporti i Dumoshit

Koloneli në pension i FSK-së tregon se për çfarë qëllime ushtarake mund të shërbejë Aeroporti i Dumoshit

Ministria e Mbrojtjes, ka marrë në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Koloneli në pension i FSK-së Afrim Veseli ka thënë se ky vendim është i mirë në shërbim të shtrirjes së FSK-së.

“Marrja e Aeroportit Bujqësorë siç e ka pasur emrin kur është ndërtuar është një hap i rëndësishëm pasi mbulohen dy krahë, nga Gollaku deri në Karadak dhe pjesa e Shalës”, ka deklaruar Veseli në RTV Dukagjini.


Veseli thotë se është me rëndësisë pasi FSK që nga themelimi nuk ka pasur baza ushtarake në zonën e Llapit.

Ai thotë se që në kohën kur ka qenë ministër Anton Quni janë bërë disa pika ku do të vendosen bazat ushtarake, derisa sipas tij sot është një ditë e mirë që u mor ky vendim.

“Unë e mbaj mend kur është hapur aeroporti dhe ka qenë i dedikuar për bujqësi. Në atë kohë së paku zyrtarisht është llogaritur se nga ky aeroport do të niseshin avionët për të spërkatur tokat bujqësore”.

Mirëpo sipas Veselit gjatë luftës aeroporti është përdorur nga Serbia edhe për vendosjen e trupave tokësore, por edhe për artilerinë e rëndë”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës do ta përdorë këtë aeroport në shumë dimensione. Aeroporti do të përdoret edhe për mbrojtje kundërajrore ku do të jetë pozicion mjaft i mirë pasi Serbinë e kemi edhe në pjesën ballore edhe në anën tjetër”, ka deklaruar tutje Veseli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Kalo në kategori