LAJMI I FUNDIT:

Në Butrint zbulohet fragmenti i bazilikës së shekullit të VI-të (Video)

Në Butrint zbulohet fragmenti i bazilikës së shekullit të VI-të (Video)

Në Parkun Kombëtar të Butrintit, specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës bënë të mundur zbulimin e një fragmenti të dyshemesë së Bazilikës së Madhe.

Një bazilikë trenefëshe me transept (nef tërthor), mendohet të jetë ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit VI. Procesi i hapjes së mozaikut u ndoq edhe nga vizitorët e parë e një grup fëmijësh të cilët asistuan specialistët përgjatë procesit të punës.


Mozaiku do të jetë i hapur për të gjithë vizitorët, përgjatë gjithë sezonit veror. /ATA/