Derisa disa shenja pas ndarjes nga partneri lehtë e marrin veten dhe ngushëllim gjejnë në lidhje të reja, ka edhe të atillë të cilët kurrë nuk i shërojnë vragat e veta
DASHI
Edhe pse është skeptik kur është fjala për dashurinë – Dashi mund të dashurojë tri herë në jetë. Ata ish-partnerët më nuk e llogarisin, ndërkaq të tërhequr nga afshi dhe kureshtja gjejnë dashuri të re.
DEMI
Ata dashurojnë fuqishëm dhe sinqerisht dhe janë të gatshëm që me partnerin të kalojnë tërë jetën e vet. Demi bën pjesë ndër shenjat të cilat vetëm një herë mund të dashurojnë, transmeton Telegrafi.
BINJAKËT
Pjesëtarët e kësaj shenje mund të jenë gjithë jetën në kërkim të dashurisë absolute, pa marrë parasysh gjendjen e tyre emocionale në të cilën ndodhen. Ata çdo herë do të mendojnë që kanë gjetur partneren e tyre. Binjakët më së shpeshti kanë tri dashuri në jetë.
GAFORRJA
Nëse janë zhgënjyer në dashurinë e tyre të parë, ata pas saj gjatë do të kërkojnë partnerin e ri. Prandaj, Gaforret më së shpeshti bien në rrjetën e dashurisë dy herë në jetën e tyre.
LUANI
Luanët vazhdimisht dashurojnë dhe i përkushtohen shumë çdo dashurie të re e cila shfaqet në jetën e tyre. Ata adhurojnë të bëjnë për vete dhe kurrë nuk u frikësohen sfidave të cilat u shfaqen në lidhje. Nuk frikësohen madje as nga tradhtia apo lëndimi nga ana e partnerit.
VIRGJËRESHA
Duke pasur parasysh që janë shumë dyshuese dhe skeptike kur është fjala për dashurinë – Virgjëreshat mund të dashurojnë vetëm dy herë në jetë. Ato vështirë i lejojnë personit që t’ia okupojnë botën e tyre, ndërkaq besojnë në dashuri të sinqertë dhe nuk lejojnë askënd t’i ofrohet zemrës së tyre.
PESHORJA
Mu sikur Luani, edhe Peshorja vërtet mund të dashurojë çdo partner të ri. Madje edhe kur përjeton disfata dhe zemra e tyre të jetë e përshkuar nga pikëllimi, pjesëtarët e kësaj shenje lehtë do të mund të lundrojnë në lidhje të re dhe sërish të përjetojnë plotësimin emocional.
AKREPI
Akrepat janë të njohur për lidhje të shumta dhe aventura kënaqësie, mirëpo vërtet dashurojnë vetëm një herë. Në atë rast, marrëdhënien e përjetojnë më shumë se fizikisht.
SHIGJETARI
Më së shumti nga të gjitha shenjat, Shigjetari është i gatshëm të dashurojë madje katër herë në jetë. Për të qëndruar me dikë deri në fund, ata do të detyrohen të mësojnë të bëjnë kompromise të vërteta.
BRICJAPI
Për shkak të faktit që vështirë shfaqin ndjenjat e tyre, Bricjapët me vështirësi gjejnë partnerin e përsosur, ndërkaq dashurojnë vetëm dy herë në jetë. Për shkak të personalitetit të fuqishëm, zakonisht janë ata të cilët vendosin për ndërprerje të lidhjes.
UJORI
Pjesëtarët e kësaj shenje i kanë tri dashuri në jetë, në të cilat bëjnë pjesë edhe dashnorët apo dashnoret me të cilat i tradhtojnë partnerët e tyre. Zakonisht fjala është për kërkim të partnerit të përsosur, të cilët paraqesin kombinimin e mikut më të mirë dhe dashnorit më me përvojë.
PESHQIT
Peshqit munden të dashurojnë sinqerisht vetëm një person gjatë gjithë jetës së tyre. Në momentin kur ndiejnë që kanë takuar shpirtin binjak, këto shenja hedhin grepin dhe nuk heqin dorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE keni bërë gabim, a e dini pse nuk duhet të lani enët me sfungjer?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë
Si të pastroni lavatriçen? Truku në TikTok merr qindra mijëra shikime
Pse aeroplanët nuk fluturojnë mbi Antarktikë?
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Shenjat e zodiakut që janë më besnikë në marrëdhënie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve