LAJMI I FUNDIT:

Në Bau Academy, java e mundësive për të ardhmen tuaj

Në Bau Academy, java e mundësive për të ardhmen tuaj

Bau Academy, shkollë e mesme e lartë profesionale me partneritet gjermano-kosovar, ka hapur afatin e regjistrimit për të gjithë ata që synojnë një karrierë të sukseshme profesionale.

Në kuadër të Bau Academy, ju mund të kualifikoheni për profesionet:

Mjeshtër i ndërtimit – murator
Instalues Elektrik
Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
Metalpunues

Nxënësit të cilët përfundojnë me sukses shkollimin në Bau Academy do të pajisen me diploma zyrtare të cilat u japin nxënësve titullin punëtor i kualifikuar për profesionin përkatës. Kjo u mundëson atyre qasje direkte në tregun vendor të punës.

Bau Academy është shkollë e mesme e lartë, diploma e së cilës ju mundëson të hyni në testin e marturës për studime të mëtutjeshme.
Misioni i shkollës Bau Academy është që t’u krijojë nxënësve mundësi të përshtatshme dhe atmosferë pozitive ku mund të tregojnë potencialin e tyre të plotë.

Duke pasur parasyshë këtë, kemi organizuar “Javën e mundësive” e cila do të zgjasë deri me 24 qershor. Gjatë kësaj jave, ju mund të njiheni me kushtet dhe mundësitë e shkollimit, me hapsirat e mësimit praktik e teorik, si dhe me stafin tonë akademik.

Të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj jave, do të përfitojnë deri në 20% zbritje përmes ofertave që kemi përgatitur. Bau Academy ju mundëson të aplikoni për pagesa me këste në njërën nga bankat partnere, pa intereses shtesë.

Dyert e Bau Academy do të jenë gjithmonë të hapura për ju. “Java e mundësive” në Bau Acamy është mundësi e mirë për të ndërtuar të ardhmen tuaj!

Artikull i sponzorizuar