LAJMI I FUNDIT:

Në 25 vjetorin e “Marrëveshja e Dejtonit”, Biden: Ende nuk ka përfunduar puna në Bosnje

Në 25 vjetorin e “Marrëveshja e Dejtonit”, Biden: Ende nuk ka përfunduar puna në Bosnje
Joe Biden

Me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, foli presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Sot unë bashkohem me bashkësinë ndërkombëtare dhe popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në shënimin e 25 vjetorit të Marrëveshjeve të Dejtonit, i cili i dha fund konfliktit më të keq në kontinentin Evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot ne festojmë përpjekjet e paqeruajtësve, megjithëse vajtojmë për humbjen e rreth 100 mijë jetëve dhe zhvendosjen miliona të tjerë”, tha Biden, raporton klix.ba.

Ai shtoi se Marrëveshjet e Dejtonit sollën paqen në Bosnje dhe riafirmoi sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e saj, transmeton Telegrafi.


“Megjithatë, një çerek shekulli më vonë, është e qartë se puna për të promovuar drejtësinë, pajtimin dhe një Bosnje dhe Hercegovinë funksionale, multietnike mbetet e papërfunduar. Shumë shpesh kemi parë nacionalizmin të fitojë mbi interesin kombëtar dhe pasurimin e atyre që vijnë përpara reformave për të mirën e shumë vetave. Të gjitha palët të konsiderojnë mundësinë e një të ardhme më të ndritur dhe të vendosin përsëri për hapat e vështirë, por të nevojshëm për të ndërtuar një Bosnjë dhe Hercegovinë plotësisht funksionale për të gjithë qytetarët e saj”, shtoi Biden.

Ai arriti në përfundimin se, si president, pret që të punojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të përmbushur përfundimisht premtimin e përfshirë në Marrëveshjet e Dejtonit – një Bosnje dhe Hercegovinë prosperuese, të drejtë dhe demokratike në zemër të Evropës, të lirë dhe në paqe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori