LAJMI I FUNDIT:

Në 12-vjetorin e themelimit shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 149 shtëpi

Në 12-vjetorin e themelimit shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 149 shtëpi

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka shënuar 12-vjetorin e themelimit. Me këtë rast ka organizuar një event ku ishin pjesëmarrës kryetarë komunash, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të bashkësive fetare, artistë dhe shumë dashamirë.

Në një njoftim për medie, u bë e ditur se në këtë përvjetor u dhuruan 148 shtëpi dhe një banesë për familjet skamnore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni Veriore dhe Luginë të Preshevës.

Drejtori Halil Kastrati tha se gjatë këtyre 12 vjetëve shoqata që ai drejton ka arritur të depërtojë në çdo cep të trojeve shqiptare, duke përkrahur familjet skamnore.

Kastrati tha se në këtë datë, 12 vjet më parë nisën rrugëtimin e vështirë me plotë sfida, probleme, por që asnjëherë nuk u dorëzuan.

“Shoqata Jetimat e Ballkanit  për më shumë se një dekadë arriti shumë objektiva, e që janë: ndihma ndaj jetimëve, skamnorëve, hallegjinjve. Ndërtimi i më shumë se 1 mijë shtëpive në çdo cep ku jetojnë shqiptarët për familjet në nevojë, blerja e shumë banesa, ushqyem mijëra familje përmes kuzhinave tona. Dhe ia ku jemi. Prezenca juaj sot në këtë përvjetor është argumenti më i mirë se ne së bashku me bamirës shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare lam shumë gjurmë, u rritëm shumë për të qenë në shërbim të njerëzve që për një apo shumë arsye kanë mbetur në mëshirë të fatit”, tha Kastrati.

Për këto 12 vjet Kastrati tha se  dëshmuan se me punë, ndershmëri, sinqeritet dhe vendosmëri mund të arrihen edhe synimet që dikur ishin vetëm një ëndërr.

Në këtë event pranuan çelësat e shtëpive kryetarët e komunave përkatëse nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët vlerësuan lart punën e “Jetimave të Ballkanit”.

Në fund Kastrati falënderoi të gjithë donatorët për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shoqatës që ai drejton. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën

Musliu: “Postierët shqiptarë” të Beogradit i sollën "Octopusit" dokumente me qëllim dëmtimin e Kosovës

Siguri
Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Dorëheqjet e policëve, kryesindikalisti Zeqiri: Policët mund të gjejnë punë në profesionin e tyre në Perëndim

Lajme
Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Gjenden mostrat e Astrit Deharit

Drejtësi
BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

BIK me letër-qarkore për punonjësit e saj: Kujdes nga disa të vetëquajtur imamë, kanë agjenda të dyshimta

Lajme
Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Gjermania ktheu mbrapsht kastravecët nga Shqipëria, Shkrepa: Fermerët shqiptarë nuk prodhojnë me standarde

Lajme
Kalo në kategori