LAJMI I FUNDIT:

Në 11 vjetorin e Kushtetutës, Veseli bën thirrje për forcimin e sundimit të ligjit

Në 11 vjetorin e Kushtetutës, Veseli bën thirrje për forcimin e sundimit të ligjit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se Kushtetua është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj duhet të jetë e qartë se vetëm duke e respektuar atë, do të respektohet dinjiteti e vetvetes.

Veseli tha se ka koinciduar që data e Kushtetutës, 9 prilli 2008, të jetë edhe data e thyerjes së kufirit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në prillin e vitit 1999.


“Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi që ndryshuan epokat. Ëndrra jonë për liri nuk ishte vetëm ëndërr për ta larguar Serbinë përgjithmonë nga Kosova. Ishte po ashtu ëndërr për të ndërtuar një shtet të pavarur, sovran dhe të bazuar në vlerat më të lartë të demokracive perëndimore.

Kushtetuta e Kosovës, në vlerat dhe parimet e saj, sublimon këtë ëndërr të madhe, tanimë të bërë realitet”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se Kushtetua e Republikës së Kosovës është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj, tha ai, duhet ta kemi të qartë se vetëm duke e respektuar këtë kushtetutë, do ta respektojmë dinjitetin e vetvetes.

“Sundimi i ligjit është parimi themelor, pa të cilin nuk mund të ecim përpara në përmbushjen e vizionit që kemi për shtetin, e as ta mbajmë Kosovën si një vend të shpresës, të perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Sundimi i ligjit është substancë jetike e vetë qenies sonë si Komb. Kemi arritur suksese deri tani dhe mund t’i shënojmë ato me krenari. Por, në rrethanat tona, duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mire, edhe më drejt se çdo shtet tjetër. Sepse, çmimi që dhamë dje dhe synimi që kemi sot janë të mjaftueshme për ta kërkuar këtë”, tha Veseli.

Duke folur për sfidat aktuale të shtetit të Kosovës, kryeparlamentari Veseli theksoi se praktikat më të mira të zhvillimeve të hovshme ekonomike në botë – kanë provuar suksesin vetëm kur janë përmbushur kriteret themelore të shtetit ligjor.

“Kosova e ka të domosdoshme këtë. E ka të domosdoshme për t’i ikur edhe rrëshqitjes së madhe demografike që ka pushtuar tanimë shumicën e vendeve dhe popullatave në Evropën Juglindore, kur vendet e zhvilluara ekonomike përvetësojnë fuqinë e tyre të kualifikuar punëtore. Kosova mund ta mbrojë vetën dhe t’i rrisë këto kapacitete me politika të mençura ekonomike, dhe mbi të gjitha – me sundim të ligjit. Rrugëtimi i Kosovës drejt qëllimeve të saj nuk është ndalur dhe as nuk do të ndalet.  Sfidat janë të mëdha, por edhe mundësitë tona për t’i kapërcyer ato janë edhe më të mëdha”, tha Veseli, duke shtuar se tani urgjentisht duhet fokusuar te agjenda ekonomike, injorimi i së cilës, siç tha ai, është duke na kushtuar shumë.

“Na duhen statistikat e rezultateve konkrete në ndëshkimin e abuzuesve. Ministria e Drejtësisë është duke punuar në një agjendë konkrete ligjore, por kjo nuk është vetëm punë e një ministrie. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka veç një titullar: popullin e saj. Kjo është fryma e kushtetutës sonë. Është vetë e ardhmja jonë”,  tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori