Lëvizjet e fundit të kompanisë hungareze, 4iG kanë ndryshuar strukturën e tregut të telekomunikacionit në Shqipëri.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kompania hungareze e specializuar në menaxhimin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit zyrtarizoi marrjen e pronësisë së operatorit të dytë të telefonisë celulare në Shqipëri, ONE Telecommunications.
Në fillim të këtij muaji, 4iG njoftoi edhe blerjen e operatorit tjetër të komunikimeve elektronike në Shqipëri, Albtelecom.
Blerja e ONE e bën 4iG grupin më të madh në tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke lënë pas Vodafone Albania. Të marrë së bashku, ONE dhe Albtelecom kishin 1.44 milionë përdorues aktivë të shërbimeve celulare ose rreth 55 për qind të tregut sipas këtij treguesi.
Blerja e të dy operatorëve nga 4iG pritet ta ulë numrin e operatorëve celularë në dy, nga tre që veprojnë në treg aktualisht.
Në tregun e shërbimeve fikse, nëpërmjet Albtelecom, 4iG zotëron 153 mijë abonentë të telefonisë fikse, ose rreth 78 për qind të tregut dhe 118 mijë abonentë të shërbimit të internetit, ose 22 për qind të tregut.
Pas miratimit të Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës këtë muaj, 4iG Plc finalizoi blerjen e 99.899 për qind të aksioneve indirekte të ONE nëpërmjet shoqërisë holding Albania Telecom Invest (ATI).
ONE zotëron një infrastrukturë me 632 antena transmetimi dhe, sipas kompanisë, krahas shërbimeve 4G/LTE, falë investimeve në vitet e fundit ato janë gati për të ofruar komunikim celular përmes teknologjisë 5G.
Në qershorin e vitit 2019, kompania nisi një partneritet pesëvjeçar me Ericsson për përditësimin e rrjetit dhe shërbimeve të saj, duke përmirësuar cilësinë e rrjetit me sistemet dhe pajisjet e teknologjisë më të fundit suedeze dhe duke u përgatitur për shërbimet 5G.
Sipas të dhënave të ofruara nga vetë kompania, gjatë dy viteve të fundit, One Telecommunications ka investuar në total 92 milionë euro.
“Ne jemi krenarë që Grupi 4iG është bërë lider në tregun e telekomunikacionit shqiptar, falë blerjes me sukses të ONE Telecommunications dhe Albtelecom, si dhe një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në vend. Ne duam të jemi të pranishëm për një periudhë afatgjatë, me synimin për të kontribuar në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Rrjedhimisht, ne duam të hyjmë në këtë treg të Ballkanit Perëndimor edhe me zgjidhjet tona të Teknologjisë së Informacionit, krahas shërbimeve të telekomunikacionit”, tha Gellert Jaszai, Drejtor i Përgjithshëm dhe aksioner kontrollues i 4iG.
Në emër të shitësve, Elvin Guri, ish-aksioneri kryesor i ONE Telecommunications, tha se në duart e 4iG, ONE do të vijojë të ofrojë shërbime me cilësinë dhe çmimet më të mira.
Megjithëse treguesit financiarë të audituar nuk janë ende të disponueshëm, ONE bën të ditur se EBIDTA (fitimi para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit) për vitin 2021 u rrit me 28.5 për qind ose 27 milionë euro në krahasim me vitin 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës