Ndryshon situata, Marseille bën hap drejt Edon Zhegrovës - dërgon te Lille ofertën

Sipas raportimeve të fundit nga Foot Mercato, Olympique de Marseille ka nisur bisedimet me Lille OSC për transferimin e sulmuesit anësor Edon Zhegrova.
Të premten, presidenti i Lille, Olivier Létang, kishte deklaruar se Zhegrova mund të qëndronte në klub edhe për sezonin aktual, dhe të hënën ai u rikthye në stërvitje me skuadrën, duke i dhënë mundësinë të luante para se të largohej si lojtar i lirë verën e ardhshme.
Sipas raportimeve, Marseille është interesuar për një huazim me opsion blerjeje të detyrueshme, që ia ka propozuar tanimë Lille.
Në anën tjetër, thuhet se Zhegrova është i motivuar për t’iu bashkuar gjigantit francez, që këtë sezon do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Vlera e lojtarit është vendosur rreth 20 milionë euro, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe disa klube nga Liga Premier, por pa tentuar transferimin e tij.
Zhegrova llogaritet si një nga talentet më të mëdha të dal nga Kosova, por ende nuk po arrin ta bëjë hapin gjigant, ndërsa kalimi te ish fituesi i Ligës së Kampionëve, Marseille, do të ishte një hap tutje në karrierë. /Telegrafi/





















































