Ipko Superliga vjen më javën e VII-të në fundjavë, ku nuk mungojnë përballjet interesante.

Derbi më i madh lokal në vendin tonë do të zhvillohet këtë fundjavë, ku Gjilani e pret Dritën të dielën nga ora 15:30.


gjilan vs drita

Po në këtë ditë, por nga ora 18:45 zhvillohet dueli tjetër mes dy rivalëve lokal në kryeqytet, ku Prishtina e pret Flamurtarin në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Java e VII-të fillon të premten me dy përballje, ku Trepça ’89 pret Ferizajn, ndërsa Drenica luan ndaj Ballkanit.

ballkani 1

Edhe të shtunën luajnë skuadrat e kreut, ku Llapi do të jetë nikoqirë i KEK-ut, ndërsa Feronikeli pret Lirinë. /Telegrafi/  IPKO SuperligaE premte

Trepça ’89 – Ferizaj 15:30

Drenica – Ballkani 15:30

E shtunë

Feronikeli – Liria 15:30

Llapi – KEK-u 15:30

E diel

Gjilani – Drita 15:30

Prishtina – Flamurtari 18:45

telegrafi sport app