LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet që zbulojnë kancerin e mushkërive: Kujdes, disa simptoma mund të jenë shumë mashtruese!

Ndryshimet që zbulojnë kancerin e mushkërive: Kujdes, disa simptoma mund të jenë shumë mashtruese!

Këto janë simptomat për të cilat duhet të flisni me mjekun tuaj

Në mesin e pacientëve ka edhe të rrezikuar nga rrezatimi, si dhe nga thithja e pluhurit të azbestit.


Nëse tumori kërcënon kalueshmërinë e rrugëve të frymëmarrjes, ndër simptomat e para janë kolla, fishkëllima në mushkëri dhe gulçimi.

Pacienti mund të kollitet me mukus ose gjak, transmeton Telegrafi.

Disa simptoma mund të ngjajnë me të ftohtin e zakonshëm, ndaj nëse nuk është i pranishëm i ftohti, mjeku duhet të vazhdojë hulumtimin, duke dyshuar edhe për kancer të mushkërive.

Nëse tumori ndodhet në pjesët e sipërme të mushkërive, mund të ushtrojë presion mbi nervat dhe enët e gjakut, gjë që shkakton dhimbje dhe dobësi në duar.

Ndryshime ndodhin edhe te thonjtë sepse janë të lakuar, pasi edhe majat e gishtave lakohen nga mungesa e oksigjenit.

Tumori gjithashtu mund të shtypë një enë gjaku që çon në kokë, duke rezultuar në ënjtje rreth fytyrës.

Simptoma e përgjithshme e formave të tjera të kancerit është lodhja e theksuar dhe humbje peshe.

Herë pas here, tumoret e mushkërive shkaktojnë lirimin e sasive të mëdha të hormoneve, duke shkaktuar simptoma të tjera në trup. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori