Ministria e Financave ka lansuar projektin për Reformën e Sistemit të Skemës së Asistencës Sociale të Kosovës, kësisoj qytetarët nga data 18 maj mund të aplikojnë për përfshirje në këtë skemë.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët mbi moshën 18 –vjeç, duke plotësuar disa kritere, ku anëtarët e një familje nuk duhet të marrin më shumë se 100 euro në muaj, në mënyrë që të jenë përfitues të kësaj skeme.
Elvira Berisha, Eksperte e Komunikimit për Projektin e Reformës së Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës, në një intervistë për Telegrafin ka dhënë detaje mbi projektin, derisa tha se qëllimi është të eliminohen të gjitha diskriminimet që kanë qenë me herët.
“Statusi, realisht pilotimi do të përfshijë qytetarët në bazë të testit të varfërisë në këtë mënyrë do të eliminohen të gjitha diskriminimet që kanë ekzistuar me skemën aktuale, që në kuadër të ligjit aktual si dhe qëllimi kryesor është që të arrihet deri tek familjet më të varfra”, ka thënë ajo.
Ajo tutje shtoi se një tjetër qëllim i rëndësishëm i kësaj reforme është edhe inkurajimi i punësimit.
“Pra, skema është dizajnuar, pilotimi është dizajnuar në asisoj që të inkurajojë punësimin dhe të mos diskriminojë për shembull, familjet të cilat fëmijët e tyre kanë mbushur pesë vjeç dhe janë përjashtuar nga skema apo për shkak të ndonjë punësimi të përkohshëm apo sado të paqëndrueshëm që të ketë qenë ai”, ka potencuar Berisha.
Në intervistë, Berisha bëri të ditur se pasi një familje të aplikojë, aplikimi do të kalon në tri faza, deri të përfitimi i ndihmës financiare nga shteti.
Ndërkaq, kur një person punësohet, ai do të vazhdon të marrë asistencë sociale derisa të vërtetohet se punësimi është i qëndrueshëm.
“Nëse një person brenda periudhës që merr përfitim pra nga pilotimi i reformës, hyn në punë, ai nuk do të përjashtohet menjëherë nga skema. Përkundrazi, në tre muajt e parë do të bëhet ripërshtatje e përfitimit, pra bazuar në të hyrat që ai merr dhe pas tre muajve do të shihet nëse punësimi i tij është i qëndrueshëm dhe nëse është, atëherë do të largohet vetëm i punësuari nga skema dhe do të vazhdojë kalkulimi për pjesën tjetër të familjes që është e papunësuar”, sqaroi ajo.
Mes tjerash, ajo theksoi se qëllimi është që të gjithë ata që identifikohen brenda familjeve përfituese të skemës të pilotimit të skemës sociale që identifikohen si persona të aftë për punë, do të trajnohen dhe atyre do t’u ofrohet punësim në mënyrë që ata të dalin gradualisht nga varfëria dhe të integrohen në tregun e punës.
“Një prej atyre që i përmendëm është aspekti i largimit të diskriminimit, sidomos për ato familje, të cilat edhe pse mund të kenë qenë të varfra, do të thotë në momentin që fëmijë i tyre ka mbushur pesë vjeç, janë përjashtuar automatikisht nga skema dhe me reformë me pilotimin e skemës së asistencës sociale, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Të gjitha ato familje që për momentin janë largu prej skemës aktuale, për shkak se fëmijët e tyre kanë mbushur pesë vjet, mund të aplikojnë për pilotimin e skemës së reformës sociale, varësisht nëse i plotësojnë kriteret apo jo, ata do të kualifikohen tutje për përfitim”, nënvizoi ajo.
Berisha pohoi se aplikimi duhet bërë përmes platformës e-Kosova, dhe se procesi është thjeshtë, duke shtuar se ata që nuk mund të aplikojnë online duhet mund të të drejtohen tek qendra për punë sociale për të kryer aplikimin.
Gjithashtu, dokumenti i bashkësisë familjare duhet të kenë të përditësuar dhe po ashtu të kenë të hapur një xhirollogari./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025