LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Të shtohet presioni publik

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Të shtohet presioni publik

Ndryshimet kushtetuese, për të cilat nevojiten votat e 80 deputetëve, mund të arrihen vetëm me një presion më të madh të opinionit publik ndaj deputetëve, vlerëson eksperti juridik Mersim Pollozhani.

Sipas tij vetëm popullata mund të ndikojë tek deputetët që ata të reflektojnë në zgjidhjen e problemit dhe të hapet dera për në BE, në të kundërtën vendi do të ngel mbrapa.


“Pala shqiptare këtu dhe të gjith të tjerët jo maqedonas sigurisht do ti votojnë, si dhe një pjesë e madhe e maqedonasve, kurse ata që mendojnë se nuk duhet të votojnë është gabim i madh. Këtë sjellje unë e shoh si një provokim nga ana e Maqedonisë, mos të them mendje madhësi, mirpos llogarinë e paguan vetë populli. Me fjalë të tjera duhet vetë opinion publik të bëj presion, që në këtë periudhë nuk ka qenë shumë aktive.” – tha eksperti juridik, Mersim Pollozhani.

Ndryshimet kushtetuese, Pollozhani: Pushteti pa presion ndaj procesit

Ndërkohë angazhimi i pushtetit në këtë drejtim, sipas Pollozhanit është i pamjaftueshëm. Ai vlerëson se pushteti ka lënë procesin të rrjedhë.

“Kujtoj se pushteti e ka lënë me inercionin e vet procesin dmth nuk ka tentim që kjo të forcohet dhe të kryhet kjo punë dhe po u kry kjo punë, që nuk është shumë e madhe, Maqedonia nuk humb, fakt është se ka bullgarë dhe relative është a janë 2 mijë e 500 apo janë 25 mijë apo 50 mijë. Çka nëse ne jemi 180 mijë por prap kemi probleme.” – deklaroi eksperti juridik, Mersim Pollozhani.

Ndryshimet kushtetuese vijojnë të jenë kyçe në rrugëtimin europian të vendit, tanimë me mbylljen e skriningut në fund të vitit.

Qeveria në drejtim të konsolidimit të shumicës ka arritur marrëveshje me ASH-në për përfshirjen e saj në qeveri, që për kryeministrin Kovaçevski nuk duhet të jetë shkas për largimin e Alternativës nga ekzekutivi.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori