LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet kushtetuese, Arsovski: Vështirë të sigurohen 80 deputetë

Ndryshimet kushtetuese, Arsovski: Vështirë të sigurohen 80 deputetë

Sigurimi i 80-të deputetëve për ndryshimet kushteuese për të vazhduar negociatat me BE-në do të jetë i vështirë konsideron analisti politik Petar Arsovski. Ai nuk sheh mundësi për konsenzus midis partive deri sa zgjat skriningu dypalësh sepse OBRM-PDUKM-ja opozitare është deklaruar se kundërshton ndryshimet kushtetuese.

“Mendoj se do të jetë shumë e vështirë duke pasur parasysh se OBRM-PDUKM është fuqishëm kundër ndryshimeve kushtetuese. Për disa arsye që ata besojnë se është një mision i pamundur kështu që mendoj se në kohën e mbetur nga skriningu dypalësh shanset janë minimale për të arritur një lloj e konsensusit partiak. Për mekanizmat e tjerë, si deputetë të larguar, si për marrëveshjen e Prespës, mendoj se është ende herët për të diskutuar, sepse janë mekanizma jashtë analizës normale politike.”, tha analisti politik Petar Arsovski.


Përpjekjet që ASh të jetë pjesë e qeverisë sipas Arsovskit do të shërbejnë vetëm për stbilizimin e shumicës parlamentare por jo edhe sigurimin e numrit të nevojshëm për ndryshimet kushtetuese.

“Ajo tentativë nominalisht është në rregull për stabilizimin e shumicës, por përveç se do të zvogëlojë forcën e grupit të zjarrit në BDI, nuk e shoh se si do të sjellë deri në 80 deputetë. Nuk mjafton vetëm ajo hyrje dhe pa një plan se si të arrihen 80 deputetë, kjo lëvizje shërben vetëm për lehtësimin e situatës në BDI-së.”, tha Arsovski.

Megjithatë Arsovski nuk beson se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Pavarësisht nëse do të arrihen ndryshimet kushtetuese apo jo shanset për diçka të tillë sipas tij janë të vogla, ndërkohë që faktori ndërkombëtarë do të përfaqësojë vlerat se vendi duhet t’i vazhdojë negociatat dhe t’i hapë ato sa më shpejt që të jetë e mundur sepse kjo mundëson qasje në fondet e para-anëtarësimit në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori