LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet klimatike: Mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në vende jashtëzakonisht të nxehta deri më 2070

Ndryshimet klimatike: Mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në vende jashtëzakonisht të nxehta deri më 2070

Më shumë se tre miliardë njerëz do të jetojnë në vendet ku temperatura është “afër të padurueshmes” deri në vitin 2070, sipas një studimi të ri.

Nëse nuk zvogëlohen emetimet e gazit serë, një numër i madh i njerëzve do të jetojnë në vendet ku temperatura mesatare është mbi 29 gradë Celsius.


Besohet se është më shumë sesa “kufiri” i klimës në të cilin njerëzit kanë jetuar për 6000 vjetët e fundit.

“Ne shpresojmë që studimi të tregojë se si ndryshimi i klimës do të ndikojë në jetën e njerëzve”, tha bashkautori i studimit Tim Lenton për BBC.

Studiuesit përdorën të dhënat dhe parashikimet e popullsisë së Kombeve të Bashkuara.

Raporti i OKB-së thotë se edhe nëse disa vende vazhdojnë t’i përmbahen Marrëveshjes së Klimës në Paris, bota është në rrugën e ngritjes së temperaturës prej tri gradë Celsius.

Sidoqoftë, nëse ngrohja globale do të çonte në një rritje të temperaturës me tre shkallë, një numër i madh i njerëzve do të jetonin në vendet që janë mbi “kufirin e klimës”.

Lenton është një specialist i klimës dhe drejtor i Institutit Ndërkombëtar në Universitetin Exeter dhe ka kryer studimin në bashkëpunim me shkencëtarë nga Kina, SHBA dhe Evropa.

“Toka po ngrohet më shpejt se oqeanet me më shumë se tre gradë. Tashmë pritet një rritje e popullsisë në zona të ngrohta, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane, e cila lëviz personin mesatar në zonat më të ngrohta”, thotë Lenton.

Zonat si Australia Veriore, India, Afrika, Amerika e Jugut dhe pjesë të Lindjes së Mesme parashikohet të preken nga rritja e temperaturave. /kp/Telegrafi

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori