LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në listën e Shqipërisë për ndeshjet e muajit mars, dy lojtarë mungojnë shkaku gripit

Ndryshime në listën e Shqipërisë për ndeshjet e muajit mars, dy lojtarë mungojnë shkaku gripit

Lista e lojtarëve të thirrur në Kombëtaren shqiptare për dy ndeshjet miqësore të marsit ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë ka pësuar një ndryshim.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka pasur dy ndryshime të fundit, pasi mbrojtësi Enea Mihaj dhe mesfushori Nedim Bajrami nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida.

Mihaj ka rezultuar pozitiv pas testit Covid-19 dhe është karantinuar, duke mos pasur mundësi të grumbullohet me përfaqësuesen kuqezi. Edhe Nedim Bajrami ka pasur simptoma gripale dhe temperaturë të lartë pasditen e të dielës.


Edy Reja shpall listën për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë, emra të rinj të ftuar nga Shqipëria
Lexo po ashtu Edy Reja shpall listën për ndeshjet ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë, emra të rinj të ftuar nga Shqipëria

Në këto kushte trajneri Edoardo Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare mbrojtësin Herdi Prenga, i cili po bën paraqitje të mira këtë sezon me skuadrën e Kisvárdas në Hungari dhe mesfushorin Endri Çekiçi.

Për Prengën është një rikthim pasi është grumbulluar edhe më parë me Kombëtaren A, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Kombëtares U-21 në të kaluarën.

Reja flet për listën e Shqipërisë si dhe lojtarët e rinj që kanë marrë për herë të parë ftesë
Lexo po ashtu Reja flet për listën e Shqipërisë si dhe lojtarët e rinj që kanë marrë për herë të parë ftesë

Futbollisti do t’i bashkohet të hënën skuadrës në grumbullimin që do të nisë në Barcelonë. Ndërsa Çekiçi ka qenë rregullisht pjesë e Kombëtares në ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori