Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Teksa dy ekipet u futën në fushë, u vërejt një ndryshim në formacionin e Kosovës.


Në formacionin zyrtar të publikuar nga FFK-ja shihej Baton Zabërgja si titullar nga minuta e parë, pasi e kishte nisur nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sidoqoftë, gjatë momentit të intonimit të himnit, në fushë u vërejt Ilir Krasniqi, i cili paraprakisht gjendej në bankën rezervë.

FFK-ja nuk ka dhënë ndonjë sqarim në lidhje me atë se pse Baton Zabërgja nuk e nisi si titullar ashtu siç u paralajmërua para ndeshjes.

A ishte ky një gabim teknik nga ana e Federatës, apo Zabërgja u lëndua në momentet e fundit, mbetet të shihet në vijim./Telegrafi/

telegrafi sport app