Ndryshim drastik në dukjen e Ronaldos pas triumfit në Ligën e Kampionëve (Foto)

Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i shkurtojë shumë flokët pasi e fitoi për të dytin vit radhazi Ligën e Kampionëve.
Superylli portugez dhe Real Madridi e mposhtën Juventusin në Cardiff, ndërsa kjo është hera e katërt që CR7 e fiton garën më të madhe evropiane për klube.

Dhe për ta shënuar këtë moment, ai ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në dukjen e tij.
Jemi mësuar ta shohim Ronaldon me stile të ndryshme flokësh, por këtë herë ka bërë një shkurtim të tërësishëm.

Prej se u bë i njohur botërisht, portugezi gjithmonë ka tërhequr vëmendje me modelin e flokëve, ndërsa fansat e tij anembanë e kanë imituar.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































