LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë kalon në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë

Ndotja e ajrit sonte në Prishtinë kalon në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë

Ndotja e ajrit në orët e pasdites në kryeqytet ka tejkaluar në shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.

Kujdes! Rikthehet ajri i ndotur në kryeqytet, mos dilni pa maska
Lexo po ashtu Kujdes! Rikthehet ajri i ndotur në kryeqytet, mos dilni pa maska

Nga matja e fundit që është bërë në orën 20:00 nga qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregon se ajri sonte në Prishtinë është tepër i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Niveli i rrezikshmërisë së ajrit nga 149 sa ishte në orën 16:00 tani më ka shkuar në 330 ppm (grimca në milion)./Telegrafi/