LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit shkakton 852 vdekje të parakohshme, fëmijët më të rrezikuarit

Ndotja e ajrit shkakton 852 vdekje të parakohshme, fëmijët më të rrezikuarit

Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mbajti konferencë për medie, ku u prezantua hulumtimi mbi pasojat e ndotjes së ajrit te fëmijët.

Sipas këtij hulumtimi thuhet se në Kosovë çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur në Kosovë ndodhin nga 852 vdekje të parakohshme. Ndërsa më të atakuarit mbesin fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona urbane.


Donjeta Kelmendi, drejtoreshe e KOMF-it, tha se qytetarët në zona urbane përballen me ndotje të ajrit ku më të prekurit janë fëmijët.

“Është iniciuar me qëllim të thirrjes për veprim për mbrojtën e fëmijëve nga ajri i ndotur. Qytetarët po përballen me ndotje të ajrit në zonat urbane ku fëmijët janë më të atakuarit“, tha Kelmendi.

Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv – Action for Mothers and Children (AMC), tha se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme.

“Sipas matjes që ka bërë ambasada e ShBA-së në vitin 2017 gjendja alarmante vlerë e papranueshme nga OBSh-ja. Sipas të dhënave të bankës botërore është vlerësuar që ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik , 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit”, tha ai.

Më tej ai tregoi qe personat e ekspozuar gjatë fëmijërisë së tyre në ajër te ndotur kanë pritje për të pasur ngecje në zhvillim fizik dhe psikologjik gjatë jetës se tyre.

Specialistja për monitorim Bukureza Surdulli dha rekomandimet sa i përket ndotjes.

“KOMF-ja u rekomandon institucioneve të të zhvillohen politika qe adresojnë ndotjen e ajrit të zhvillohen hulumtime për ndikimin e ajrit ne shëndet hulumtime të vendeve me problematike të njëjtë të ndahet buxhet i mjaftueshëm të sigurohem të dhëna të sakta për ndotësit e ajrit, të sigurohen mënyra alternativa të ngrohjes të zhvillohej fushata vetëdijesimi për ndalimin e thëngjillit dhe fushata në shkolla”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori