Pas transferimit të Shkurta Haxhiu në aneksin e shtëpisë, ku do të qëndrojë e veçuar nga banorët e tjerë, moderatorja Jonida Vokshi u lidh me pjesëmarrësit për të pyetur rreth largimit të saj.

Çudia ishte se asnjë prej banorëve nuk e besonte largimin e Shkurtës.


illimisht Londrimi, e më pas Sasa, shprehën bindjen se ajo do të kthehej shpejt. Sasa madje e vuri në siklet Jonidën duke pyetur nëse Shkurta ishte në studio, dhe Jonida iu përgjigj: "E kishim, por nuk e kemi më", duke bërë që loja e produksionit të zbulohej paksa për banorët.

- YouTube youtu.be

Edhe Hygerta shprehu dyshimet e saj, duke përdorur shprehjen: "gjithmonë nëse është e vërtetë që është larguar", duke treguar se edhe ajo nuk ishte e sigurt për realitetin e ngjarjes.

Ky episod riktheu tensionin dhe pasigurinë brenda shtëpisë, duke vënë në pah mënyrën se si produksioni i BBVK 4 manipulon emocionet dhe perceptimet e banorëve për të krijuar momente të papritura për spektatorët. /Telegrafi/