LAJMI I FUNDIT:

Ndodhë edhe kjo: Kombëtarja humbet fluturimin për në Luksemburg

Ndodhë edhe kjo: Kombëtarja humbet fluturimin për në Luksemburg

Ndeshja kundër austriakëve ka rezervuar një surprizë të hidhur për Kombëtaren Shqiptare, që ka humbur avionin për në Luksemburg, me të cilin do të përballet këtë të martë.

Kuqezinjtë, pas humbjes 2-1 me Austrinë zhvilluan dhe një seancë të fundit stërvitore në këtë vend në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele përpara se t’i drejtoheshin aeroportit të kryeqytetit austriak.

Kohëzgjatja më shumë sekondë duhej e seancës, por dhe trafiku i ngarkuar bëri që Kombëtarja të mbërrinte më vonë sesa orari i parashikuar për kryerjen e check in.


Një pjesë e futbollistëve arritën të kalojnë kontrollin doganor, por pjesa tjetër mbeti e bllokuar si pasojë e radhëve të gjata në pikat e kontrollit.

Këto vonesa bënë që kombëtarja të mos arrinte dot fluturimin e programuar në orarin e drekës. Gjithsesi Kombëtarja shqiptare zgjodhi të udhëtojë për në Luksemburg në një rrugë alternative, duke udhëtuar drejt aeroportit të Frankfurtit duke qenë se ky qyet nuk gjendet larg vendit ku do të luhet ndeshja jonë.

Ndërkohë që nga Frankfurti drejt Luksemburgut ekipi udhëtoi me autobus për 2 orë për të mbërritur vetëm në mbrëmje në këtë vend.

Kjo zgjedhje u bë për të evituar pritjet e gjata në aeroportin e Schwechat të Vjenës, që mund të krijonte dhe lodhje te futbollistët kuqezi duke qenë se avioni tjetër ishte parashikuar në orët e vona të mbrëmjes. /supersport/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori