Se ndryshimet klimatike kanë filluar të shfaqen e dëshmon më së miri videoja ku shihet se në Afrikën e Jugut ka rënë borë, duke befasuar banorët që u dukej pothuajse e pamundur.

Rënia e temperaturave dhe bora në mes të shtatorit, ka prekur pjesën jugperëndimorë të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi.


afrika e jugut 1

Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotografi dhe video,  ku shihet se si gjithçka është mbuluar me borë.

afrika e jugut 2

Afrika njihet si një vend me thatësira që shpesh godasin këtë kontinent, kështu që rënia e borës në shtator ishte diçka që askush nuk e kishte pritur se do të ndodhë. /Telegrafi/

afrika e jugut 3

afrika e jugut 4