Ndodh çudia në Superligën e Turqisë, lojtarët e Sivassporit ‘të padukshëm’ në fushën e mbuluar me borë kundër Basaksehirit

Kjo është ajo që ndodh nëse një ekip vendos të veshë fanella të bardha në një ditë me dëborë.
Pamje gazmore janë shfaqur në Superligën e Turqisë, ku lojtarët e Sivassporit u kthyen të padukshëm në një fushë të mbuluar me dëborë kundër Istanbul Basaksehir.
Bora filloi të binte rreth minutës së 20-të në ndeshjen kampionale dhe në fillim të pjesës së dytë fusha ishte plotësisht e bardhë.
Në këtë pikë është pothuajse e pamundur të shohësh lojtarët e Sivassporit, të cilët kishin veshur fanellat e para, ato të bardha dhe nuk kishte asnjë shenjë të topit të famshëm portokalli të përdorur për takime me dëborë.
Sidoqoftë, loja vazhdoi dhe përfundoi me rezultat 1-1 ndërsa Danijel Aleksic dhe Harkan Arslan shënuan golat.
Pamjet e kësaj ndeshje janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues përdorin edhe batuta për lojtarët e ‘padukshëm’ të vendasve. /Telegrafi/
https://twitter.com/garytaphouse/status/1350483174296580096


















































