Ushqimet e shpejta të ndryshme, ëmbëlsirat dhe delikatesat e njelmëta – janë rreziqe të ëmbla në dispozicion për fëmijët dhe të rinjtë nëpër tërë Evropën, ndërsa konsumimi i tepërt i tyre kurrsesi nuk rekomandohet, për shkak të shumë ndikimeve negative në organizëm.
Me qëllim që të krijohen strategjitë, të cilat do t’i ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë për ta rezistuar dëshirën për konsumimin e tepërt të ushqimeve të ëmbla dhe të njelmëta dhe reduktojnë konsumimin e të ashtuquajturave kalori të zbrazëta, projekti hulumtues evropian TEMPEST, mbledh hulumtuesit nga nëntë vende evropiane, ndërsa ekipit hulumtues i takon edhe Liliya Nureeva nga Universiteti Aarhus.
“Fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë të dinë më shumë për shëndetin dhe taktikat në dispozicion që të munden të vendosin në mënyrë të pavarur për regjimin e ushqimit të tyre dhe formimin e shprehive ushqyese”, shpjegon Liliya Nureeva.
Cilat janë taktikat që ndihmojnë t’i rezistohet tundimit?
Projekti TEMPEST ka përfshirë të dhënat nga nëntë vende evropiane, ndërsa ideja bazike është përfshirja aktive e strategjive të ndryshme në jetën e përditshme të fëmijëve dhe të rinjve që ata të marrin rol aktiv në shëndetin e tyre dhe stilin e përgjithshëm të jetesës.
“Disa fëmijë e kanë më lehtë të kontrollojnë shprehitë ushqyese nëse thjesht shmangin tërësisht ushqimet e pashëndetshme, derisa të tjerët më shumë preferojnë të hutohen për të harruar dëshirën e tyre për ëmbël. Disa, megjithatë formojnë rregullat e veta sipas së cilave duhet që, për shembull, çdo ditë të hanë pemë të freskëta ose guxojnë të hanë ëmbël vetëm gjatë vikendit. Fëmijët duhen të njohin strategjinë dhe mënyrat, të cilat i nxisin për të kontrolluar konsumin e ushqimit të pashëndetshëm”, ka deklaruar Liliya Nureeva.
Cilat strategji janë të përshtatshme për fëmijët?
Ndryshimi i shprehive jetësore dhe ushqyese është proces kompleks, veçanërisht kur është fjala për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët janë më të prirë ndaj tundimit dhe joshjes se sa të rriturit. Hapi i parë është zhvillimi i vetëdijes për atë se çka është joshëse për fëmijët dhe të rinjtë, kur flitet për ushqimin, dhe në çfarë mënyre ndikon kjo në ushqim.
Pas kësaj është nevojshme të gjendet taktika që mund t’i ndihmojë të shmangin ose largojnë maninë (për shembull të largohen nga burimi i tundimit ose të kufizojnë sasinë e konsumimit të ushqimit të pashëndetshëm në bazë javore ose mujore). Hapi i ardhshëm është të përcaktohen qëllime të matshme ose rregulla për arritjen e atyre qëllimeve, por edhe koha në të cilën është e nevojshme të testohen arritjet.
Liliya Nureeva kujton se si prindërit, mësimdhënësit dhe personat tjerë që janë të afërt dhe në kontakt të përditshëm me fëmijët dhe të rinjtë duhet të shërbejnë si shembull dhe t’u tregojnë fëmijëve përparësitë e ndryshme të ndryshimit të shprehive jetësore dhe stilit të jetesës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit