LAJMI I FUNDIT:

Ndihma humanitare drejt Ukrainës, thirrjes i përgjigjen dhe emigrantët shqiptarë

Ndihma humanitare drejt Ukrainës, thirrjes i përgjigjen dhe emigrantët shqiptarë

Përgjatë këtyre ditëve luftimesh në disa qytete të Ukrainës thirrja kryesore, përpos ndihmës ushtarake, ka qenë edhe për ndihma humanitare si ushqime apo medikamente.

Të njëjtën thirrje bëri dhe Denys Ganzha, student në Kiev dhe përfaqësues i të rinjve ukrainas.

Qindra civilë kanë nevojë të mjekohen e shumë të tjerë për rezerva ushqimore.


Në shumë vende të Europës këto ndihma humanitare kanë nisur të grumbullohen e të nisen drejt Ukrainës.

Së fundmi, disa qytetarë kanë mbledhur ndihma në Modena të Italisë.

Një pjesë e kontribuuesve janë edhe emigrantët shqiptarë, të cilët i janë bashkuar thirrjes së popullit ukrainas për sado pak mbështetje.

“Blemë medikamente, kemi dëgjuar që ka shumë të plagosur. Disa të tjerë sollën ushqime, veshmbathje e ç’të mundnin.

Thjesht duam që kjo luftë të mbarojë, për të shmangur vuajtjet e qytetarëve të pafajshëm”- tha një prej emigrantëve për A2 CNN.