Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit që të miratojë menjëherë pakon e tij të propozuar prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin 20 miliardë dollarë për forcat e armatosura të vendit që të mbrohen kundër ofensivave ruse në rajonin lindor të Donbasit.
Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, paratë e mbrojtjes në pakon e fundit të ndihmës të propozuar nga Biden janë më shumë se tri herë më shumë se shpenzimet ushtarake të Ukrainës prej gati 6 miliardë dollarësh në vitin 2021, bazuar në të dhënat e SIPRI—Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm—i cili gjurmon shpenzimet e armëve në mbarë botën.
Veç kësaj, një paketë ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh e miratuar në mars i kishte dhënë 6.5 miliardë dollarë Pentagonit për ta lejuar atë të dislokonte më shumë trupa në Evropën Lindore dhe të siguronte armë për Ukrainën.
Të marra së bashku, ndihma ushtarake nga dy paketat kryesore të financimit do të arrijë në 26.5 miliardë dollarë, mbi katër herë më shumë se vlera e shpenzimeve të fundit vjetore të mbrojtjes të Ukrainës.
Dhe e kombinuar me shpenzimet e vetë Kievit, ndihma e çon vlerën e aftësive ushtarake të Ukrainës në rreth 32.5 miliardë dollarë.
Kështu, vetëm ndihma e SHBA-së do ta vendoste Ukrainën në vendin e 14-të në botë për sa i përket shpenzimeve ushtarake vjetore – më shumë se kombe si Izraeli (24.3 miliardë dollarë) dhe Irani (24.6 miliardë dollarë), sipas të dhënave të SIPRI, përcjell Telegrafi.
Ajo gjithashtu do të rriste vlerën e aftësive ushtarake të Ukrainës përtej buxheteve vjetore ushtarake të vendeve të NATO-s si Kanadaja (26.4 miliardë dollarë), Spanja (19.5 miliardë dollarë), Turqia (15.5 miliardë dollarë) dhe Polonia (13.7 miliardë dollarë), ndër të tjera.
Shtimi i buxhetit ushtarak të Ukrainës do ta vendosë vendin e 11-të në tabelën e shpenzimeve ushtarake globale – mbi vendet e NATO-s si Italia (32 miliardë dollarë) dhe partnerët e aleancës si Australia (31.8 miliardë dollarë) – pas Koresë së Jugut (50.2 miliardë dollarë) në pozitën e 10-të.
Shpenzuesit e tjerë kryesorë të NATO-s përfshijnë Britaninë e Madhe (68.4 miliardë dollarë), Francën (56.6 miliardë dollarë) dhe Gjermaninë (56 miliardë dollarë).
Në anën tjetër, Rusia shpenzoi rreth 65.9 miliardë dollarë për forcat e saj në vitin 2021, të cilat përbëjnë një nga ushtritë më të mëdha në botë.
Siç edhe dihet, SHBA shpenzon më së shumti nga çdo vend në botë për ushtrinë e saj – me 800.6 miliardë dollarë.
Dhe këto para vijnë në kohën kur ushtria ukrainase dhe ruse tani janë të angazhuar në betejën kryesore për Donbasin.
Pasi u mundën në Betejën për Kievin, trupat pushtuese ruse kanë nevojë për një fitore për të rimarrë vrullin dhe për t’i dhënë Moskës “përparësi” në bisedimet e ngecura të paqes.
Por forcat e armatosura të Ukrainës kanë sfiduar tashmë pritshmëritë e paraluftës së Rusisë.
Përpjekja e Rusisë për të pushtuar Kievin dështoi, ukrainasit e motivuar dhe të stërvitur mirë i shkaktuan armikut humbje të mëdha dhe i detyruan të tërhiqeshin nga veriu i vendit.
Madje, zyrtarët në Ukrainë dhe mbështetësit e tyre perëndimorë po flasin hapur për një fitore të Ukrainës.
Dhe nëse ukrainasit mund të mposhtin shtytjen ruse në Donbas, kjo fitore do të ishte më afër se kurrë.
Por udhëheqësit ukrainas dhe avokatët e tyre në Perëndim i kanë kërkuar SHBA-së dhe vendeve të tjera të NATO-s që të zgjerojnë mbështetjen ushtarake për Kievin.
Zyrtarët kanë paralajmëruar vazhdimisht se forcat e tyre nuk kanë mjaftueshëm armë të rënda si tanke, automjete të blinduara dhe “antiajrorë me rreze të gjatë veprimi”.
Kievi gjithashtu ka kërkuar vazhdimisht ndihmë për të mbyllur qiellin ndaj aeroplanëve dhe raketave ruse, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë dëme serioze në trupat mbrojtëse, zonat civile dhe infrastrukturën kryesore.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit Volodymyr Zelensky, ka shkruar në Twitter se paketa e propozuar e Biden “është një kontribut i rëndësishëm për lirinë [e Ukrainës] dhe të ardhmen e demokracisë”.
Siç vë në pah Newsweek, përcjell Telegrafi, paketa e propozuar nga Biden do të përmbajë gjithashtu 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike, 3 miliardë dollarë për të mbështetur ndihmën humanitare dhe para për të zgjeruar prodhimin amerikan të të korrave dhe mineraleve strategjike për të kompensuar ndikimin e luftës në eksportet ukrainase.
Ndërsa pjesa ushtarake e paketës përfshin 6 miliardë dollarë për Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës dhe 4 miliardë dollarë për Programin e Financimit të Jashtëm Ushtarak të Departamentit të Shtetit.
Fondet do të nënkuptojnë më shumë artileri, automjete të blinduara, armë kundër blindave dhe aftësi kundërajrore për trupat ukrainase, tha Shtëpia e Bardhë.
Megjithatë, Biden tha se kostoja e paketës ishte “një çmim i vogël për të paguar për të ndëshkuar Rusinë dhe agresionin, për të pakësuar rrezikun e konflikteve të ardhshme”.
“Kostoja e kësaj lufte, nuk është e lirë, por përballja ndaj agresionit do të jetë më e kushtueshme nëse e lejojmë të ndodhë”, tha presidenti. “Ne ose mbështesim popullin ukrainas ndërsa mbrojnë vendin e tyre ose qëndrojmë të heshtur ndërsa rusët vazhdojnë mizoritë dhe agresionin e tyre në Ukrainë”.
Biden bëri të ditur gjithashtu se Shtëpia e Bardhë ka përdorur tashmë 13.6 miliardë dollarë ndihmën e miratuar nga Kongresi në mars.
“Në thelb, ne jemi pa para. Dhe kjo është arsyeja pse sot, për të mbështetur Ukrainën ndërsa ajo vazhdon të luftojë, unë po i dërgoj Kongresit një kërkesë shtesë buxhetore”, ka thënë presidenti.
“Do të ofrojmë armët dhe municionet të rrjedhin pa ndërprerje për luftëtarët e guximshëm ukrainas dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike dhe humanitare për popullin ukrainas”.
E zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e ka “dënuar” ndihmën e propozuar.
“Tendenca për të ofruar armë, duke përfshirë armët e rënda, në Ukrainë, këto janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit, provokojnë paqëndrueshmëri”, citohet të ketë thënë Peskov.
Por Biden hodhi poshtë shqetësimet e tilla.
“Me gjithë retorikën shqetësuese që vjen nga Kremlini, faktet janë të qarta për të gjithë për t’i parë”, tha ai. “Ne nuk po sulmojmë Rusinë. Ne po ndihmojmë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministri i Jashtëm i Spanjës refuzon planin e Trumpit për ‘pastrimin’ e Gazës
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq “sakrifikoi” kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
Vuçiq: Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosim nëse do të shkojmë në zgjedhje apo do të formojmë qeverinë e re
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Imazhe tronditëse të krijuara nga Inteligjenca Artificiale që “zbulojnë qytetet që do të përmbyten nga ngrohja globale deri në vitin 2100”
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
Shtëpia e Bardhë jep detaje lidhur me dronët misteriozë mbi New Jersey
Kryeministrja daneze në udhëtim të stuhishëm në BE ndërsa shqetësimi i Grenlandës rritet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama