NDIEJ KEQARDHJE
346:"Poet Lawrence Ferlinghetti poses on Monday, Jan. 15, 1988 in San Francisco in front of the North Beach bookstore he founded more than 35 years ago. The San Francisco Board of Supervisors accepted 13 of Ferlinghettis recommendations on Thursday to change local street names after 15 of San Franciscos best known artists and writers. (AP Photo) 16:"ASSOCIATED PRESS
Poezi nga: Lawrence Ferlinghetti Përktheu: Fadil Bajraj (Sipas Khalil Gibran)
Ndiej keqardhje për kombin njerëzit e të cilit janë dele
dhe barinjtë e të cilit i çorientojnë ata
Ndiej keqardhje për kombin udhëheqësit e të cilit janë gënjeshtarë
Të mençurit e të cilit janë të detyruar të heshtin
dhe fanatikët e të cilit s’u ndahen valëve
Ndiej keqardhje për kombin që nuk e ngre zërin
por ka për qëllim për të sunduar botën
me forcë e me torturë
Dhe nuk njeh
gjuhë tjetër pos gjuhës së vet
Ndiej keqardhje për kombin frymëmarrja e të cilit është para
dhe fle gjumin e të ushqyerve shumë mirë
Ndiej keqardhje për kombin Oh Ndiej keqardhje për njerëzit e vendit tim
Vendi im, lotët tu
Tokë e ëmbël e lirisë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























