LAJMI I FUNDIT:

Me ndezje të alarmeve dhe uljes së flamurit në gjysmë shtizë kujtohen viktimat e 11 shtatorit

Me ndezje të alarmeve dhe uljes së flamurit në gjysmë shtizë kujtohen viktimat e 11 shtatorit

Me ndezje të alarmeve nga Policia e Kosovës, Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente u kujtuan viktimat nga sulmi terrorist në ShBA më 11 shtator të vitit 2001.
Pjesëtarët e zjarrfikësve për rajon e Prishtinës kanë pastruar pllaton e bulevardit “Bill Clinton” si dhe është ulur në gjysmë shtizë flamur amerikan.

Kryetari i shoqatës “ Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se me këto aktivitet sot po I nderojnë viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit në Kullat Binjake.


“Veprimet tona dërgojnë mesazhe njerëzore, por edhe politike në kuptim pozitiv, sepse dëshirojmë të tregojmë se jo juve se e dini se jemi miq me ju, por aleatëve tuaj por edhe të tjerëve që SHBA-të edhe pse jemi një shtet e komb i vogël jemi një popull i stërlashtë që nuk kemi bërë asnjë luftë jashtë territoreve tona dhe rregullisht kemi dashur dhe i kemi mbrojtur territoret tona dhe fëmijët tanë“, tha ai.

Në emër të ambasadës amerikane në Kosovës dhe ICITAP, Stiven Hjuit tha se ngjarje e 11 shtatorit ka sjell ndryshime rrënjësore në Amerikë pasi shumë qytetarë humbën familjarët e tyre.
Hjuit derisa falënderoi shtetin e Kosovën që në çdo përvjetor i kujtojnë viktimat e sulmit terrorit të 11 shtatorit 2001, tha se zjarrfikësit dhe policët e shtetit amerikan ishin ata që u përballën me këtë tragjedi dhe ndihmuan popullin e tyre.

“Nuk ka pasur ndryshim më të madh sesa për zbatuesit e ligjit, zjarrfikësit dhe polici që kanë qenë në vijën e parë të reagimit. Gjatë periudhës së sulmit shumë të tjerë janë munduar të ikin nga vendi i ngjarjes nga shkatërrimi nga tymi e nga hiri i madh por këta kanë qëndruar në këtë përpjekje për të shpëtuar ata të cilët të cilët kanë qenë të pa shpresë në këtë betejë apo për të shpëtuar jetën këta kanë qenë të pranishëm aty me qytetarët. Ne në një ditë kemi arritur të shohim një të keqe jashtëzakonisht të madh por kemi parë edhe një reagim të vullnetit të mirë….Shpresa e ime për të gjithë sot është që jo vetëm, t’i përkujtojmë se si këto gra, burra fëmijë kanë humbur jetën e tyre por si këta heronj kanë vendosur të vazhdojnë jetën e tyre në këtë ditë tragjike me këtë përvojë aty. Që kanë dëshmuar, guxim dhe gatishmëri për të luftuar frikën dhe për të vepruar në rrethana të frikshme si kjo ditë“, theksoi Hjuit.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se gjaku i dëshmorëve është fara e lirisë dhe paqes dhe e një bote që do e kemi një fron ku gjithë së bashku do e luftojmë të keqën.

Sulmin ndaj shtetit amerikan e ka cilësuar si një sulm ndaj njerëzimit.

“Sulmi ndaj Amerikës ishte sulm ndaj njerëzimit, ishte sulm ndaj vetvetes ishte një vetëvrasje dhe bota gjithnjë e më mirë po e kupton këtë gjë dhe po krijon një front i përbashkët që kërkon vlera dhe virtyte të përbashkëta. Jeta, dashuria, paqja, falja, liria, demokracia janë vlera universale që I përkasin gjithë botës pa dallime kombëtare, fetare pa dallime shtetërore prandaj sot jemi këtu për tu lutur për ata që humbën jetën dhe për familjet e tyre që ta kenë ngushëllimin dhe për të gjithë njerëzit e mendjes dhe vullnetit të mirë“, deklaroi ai.

Kurse, zëvendëskryeimami i Bashkësisë Islame, Fatmir Iljazi tha se terrorizmi nuk njeh gjuhë, fe e nacionaliteti prandaj nevojitet bashkëveprim për të ecur përpara për më shumë paqe dhe dashur në botë.

“Përçojmë mesazhin hyjnor i cili thotë se jeta e njeriut është dhuratë e zotit në tokë prandaj vetëm zoti është kompetent që të jap dhe marr jetë dhe assesi nuk i takon njeriut që të marr jetën e tjetrit. Ne jemi po ashtu këtu që të përçojmë mesazhin se terrorizmi nuk njeh gjuhë, fe, racë dhe nacionaliteti. Ne do vazhdojmë të bashkëveprojmë me të gjitha bashkësitë fetare dhe qytetarët e Kosovës të ecim përpara duke e lutur zotin që jo vetëm në shtetin tonë por në mbarë botën në mbizotëroj paqe, liria, dashuria, lumturia dhe harmonia ndërfetare dhe assesi dhuna”, tha Iljazi.

Sulmi ndaj Kullave Binjake ishte kryer më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyes radikal, 15 prej tyre ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani. Në këtë sulm terrorist humbën jetën 2,996 njerëz në katër zona të ndryshme./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori