Të tilla cilësohen përballjet e skuadrave kosovare me skuadrat e vendeve që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Një short është hedhur edhe të martën, ndërsa përballë skuadrës kosovare ka rënë pikërisht një skuadër e një vendi që nuk e njeh Kosovën, e për më keq as pasaportat e saj. Të martën është hedhur shorti për një të tetën e finales të Challenge Cup për hendbolliste, shkruan kohaditore.


Shorti caktoi që Shqiponja e Gjakovës të përballet me skuadrën nga Spanja, Rocasa Gran Canaria. Ndeshjet duhet të luhen më 9 apo 10 janar në Gjakovë dhe më 16 apo 17 janar në Spanjë.

Por në FHK thuajse janë të sigurt se ky orar nuk do të respektohet. Gjasat që hendbollistet e Gjakovës të udhëtojnë në Spanjë janë fare të vogla.
 

telegrafi sport app