Ndeshjet kualifikuese PGL AMERICAS RMR CS:GO kanë filluar

Sot (e hënë) kanë filluar ndeshjet e CS:GO PGL AMERICAS RMR, të cilat po mbahen në Bukuresht të Rumanisë, përballje këto ku ekipet do të takohen me njëra-tjetrën për të siguruar një vend në majorin e madh PGL Major Antwerp.
Kanë përfunduar tashmë ndeshjet e para të kualifikimeve për PGL Major Antwerp për ekipet e rajonit të Amerikës.
Tetë ndeshjet e zhvilluara në formatin ‘bo1’ kanë përfunduar dhe tashmë dihen fituesit, ekipi i veteranëve Imperial ka dalë fitues në ndeshjen e parë duke e mposhtur ekipin Sao Caetano, 16:12.
Gjithashtu ekipi i coldzera-s ish-lojtarit më të mirë të botës, arriti që ta mposhtë ekipin Liquid me rezultat 16:8, ndërsa favoriti i kësaj ngjarje FURIA fitoj me rezultat të thellë kundër Leviatan, 16:4.
Ekipi i cili arrin të fitojë tri ndeshje, siguron vendin për në Major, ndërsa ekipi i cili humb tri ndeshje eliminohet nga turneu.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve të para, si dhe orari i ndeshjeve të dyta të cilat do të zhvillohen shumë shpejt.
Liquid 8 - 16 00NATION Complexity 16 - 8 TeamOne Evil Geniuses 12 - 16 paiN Imperial 16 - 12 Sao Caetano Case 16 - 10 Bad News Bears Party Astronauts 8 - 16 Isurus FURIA 16 - 4 Leviatan MIBR 16 - 12 9z
Ndeshjet e radhës të cilat zhvillohen sot (e hënë):
17:50 Party Astronauts – Leviatan 17:50 FURIA – Isurus 18:20 Case – Imperial 18:20 Sao Caetano – Bad News Bears 20:00 Complexity – 00Nation 20:00 Liquid – TeamOne 21:00 MIBR – paiN 21:00 Evil Geniuses – 9z
/Telegrafi/


















































