"Ndeshje boksi" në trotuar, shoferët u përleshën pas një përplasjeje të makinave në një rrugë të Sarajevës

Një incident ka ndodhur të premten në një lagje të Sarajevës, pas një aksidenti të vogël trafiku.
Konkretisht, pas përplasjes së dy automjeteve, shoferët janë përleshur fizikisht, përcjell Telegrafi.
Siç shihet në pamje, të cilat mund t'i shihni në mediumin boshnjak klix.ba, një makinë ka goditur pjesën e pasme të një makine tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.
Pas kësaj, shoferi i njërës makinë sulmoi shoferin e tjetrës, duke rezultuar në një sherr në rrugë.
Interesante është fakti se pas njëfarë kohe aktorët e përleshjes dolën në trotuar ku vazhduan përleshjen fizike.
Qendra Operacionale e Policisë së Kantonit të Sarajevës kanë thënë se nuk kanë informacion në lidhje me këtë aksident. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































