LAJMI I FUNDIT:

Ndërtohet ujësjellës i ri në Gjevgjeli

Ndërtohet ujësjellës i ri në Gjevgjeli

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve META, kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov thotë se sistemi i ri i ujësjellësit në këtë komunë ndërtohet për shkak se qyteti ka nevojë për sasi shtesë uji, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Frangov thekson se uji i qytetit është i pastër, megjithatë pas akuzave për papastërtinë e ujit, dëshirojnë që t’i heqin të gjitha dyshimet.


Sistemi i ri i ujësjelëlsit do të ndërtohet me kredi nga Banka Botërore dhe IPA programi, kurse ofertat pranohen deri më 4 tetor. Shifra e plotë e projektit është thuajse 2 milion euro./Telegrafi/