Ivan Perisic është afër largimit nga Tottenham dhe rikthimit në Hajduk, raportoi katër ditë më parë gazetari italian Gianluca Di Marzio, duke i futur tifozët e skuadrës kroate në një eufori të paparë.

E ndërsa fansat e Hajdukut po ëndërrojnë ardhjen e përfaqësuesit legjendar kroat, ai po përgatitet për sezonin e ri.


Perisic stërvitet çdo ditë para fillimit të përgatitjeve me Tottenhamin dhe sot ka publikuar një selfie nga palestra në të cilën ka etiketuar ish-bashkëlojtarin e tij Arturo Vidal.

Perisic e pyeti me shaka mesfushorin kilian: “Ku je vëlla?”.

Vidal ka luajtur për Interin nga viti 2020 deri në vitin 2022 dhe aktualisht luan për Flamengon. /Telegrafi/

08710099 0bc3 49de 8e4d 79475fbb80eb

telegrafi sport app