Ndërron jetë një mashkull në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë

Ka ndërruar jetë një mashkull në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se vdekja është cilësuar si e dyshimtë.
"Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një vdekje të dyshimtë, në rrugën "Agim Ramadani" në Prishtinë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës(mashkull). Me rastin po merren njësitë përkatëse policore", ka thënë ajo./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/11/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































