LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë në QKUK një foshnje 3 javëshe si pasojë e infektimit me COVID-19

Ndërron jetë në QKUK një foshnje 3 javëshe si pasojë e infektimit me COVID-19
Foto: Ilustrim

Një foshnje 3 javëshe e prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë dje në në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar u.d. drejtoreshës së Neonatologjisë, Dr. Hajrije Ismaili.

“Po dje pasdite ka ndërruar jetë foshnja e cila te ne është pranuar me datën 28 gusht 2021, e lindur më datën 13 gusht 2021 në spitalin e Ferizajt. Ka qenë e konfirmuar me COVID-19 pozitiv në gjendje të rëndë. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dje në orët e pasdites ka ndërruar jetë. Ka pas pneumoni të rëndë e po ashtu është konfirmuar edhe sepsë. Vazhdimisht ka qenë në ventilim mekanik si pasojë e infeksionit të rëndë mushkëror dhe sistemik, si dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ismaili.


Ndryshe profesionistët shëndetësorë në Kosovë por edhe udhëheqësit e shtetit kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid-19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre, ndërsa nuk pengojnë as procesin e gjidhënies.

Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Ndërkaq brenda një jave në Kosovë kanë humbur jetën 147 qytetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori