LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë këmbësori i aksidentuar në Shkup, Prokuroria do të nis hetimet

Ndërron jetë këmbësori i aksidentuar në Shkup, Prokuroria do të nis hetimet
Foto: Ilustrim

Prokurori publik i Prokurorisë Themelore të Shkupit, së bashku me ekipe hetuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues të Institutit për Mjekësi Ligjore, ka kryer hetime në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato” në lagjen Novo Lisiçe të Shkupit, ku në aksident komunikacioni një këmbësor e humbi jetën.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur kur 57-vjeçari këmbësor ka dalur jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësor. Më pas është goditur nga një makinë “Skoda Octavia” me targa gjermane, e drejtuar nga e autorizuara shtetase e Maqedonisë. Nga goditja, këmbësori ka vdekur në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aksident në Shkup, vetura godet një këmbësor
Lexo po ashtu Aksident në Shkup, vetura godet një këmbësor

Pas urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i këmbësorit është dërguar për autopsi, ndërsa do të testohet edhe prania e alkoolit në gjak dhe urinë tek shoferi i makinës.


Nga MPB është kërkuar që të kryejë kontrolle tek inçizimet e video-kamerave në objektet përreth dhe nga sistemi “Qytet i sigurt”, me qëllim që të konfirmohet nëse është regjistruar aksidenti.

Me qëllim që të konfirmohet gjendja faktike, do të bëhet edhe hetim teknik tek makina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Politikë
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
Kalo në kategori